Zyrtare/ Partizani gjen zv e Skukës, vjen sulmuesi nga Holanda

LAJME

Partizani nuk ka humbur kohë. Menjëherë pas shitjes së Xhuliano Skukës, klubi i kuq gjeti pasardhësin e tij në repartin ofensiv.

Klubi zyrtarizoi su lmuesin e ri, Fabian Shahaj. 20-vjeçari është afruar në formë huazimi nga holandezët e Den Hag.

Në të kaluarën, ai ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së 19-vjeçarëve. Për Shahaj kjo do të jetë edhe eksperienca e parë në kampionatin shqiptar.